Për vit të 18 të radhës institucionet kulturore bullgare aderohen ndaj iniciativës evropiane “Nata e Muzeve” më 14 maj. Ideja për këtë ngjarje lindi gjatë vitit 2005 në Francë, nën patronazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të muzeve që është më 18 maj.
Pak nga pak mundësia që në një ditë të caktuar depot evropiane të historisë dhe kujtesës të hapin dyert për vizitorët dhe të përgatisin një program të veçantë tërheqës pushtoi dhjetëra vende, përfshi këtu dhe Bullgarinë. Në vendin tonë ngjarja u zhvillua për herë të parë në qytetin Plovdiv në fund të vitit 2005, kurse gjatë vitit 2006 dhe në Sofje. Sot ngjarje në kuadrin e “Natës Evropiane të Muzeve” ka në pothuajse të gjitha qytetet e mëdha bullgare, kurse numri i institucioneve kulturore, të cilat marrin pjesë bëhet gjithnjë e më i madh. Vetëm në kryeqytet më shumë se 45 muze dhe galeri do të presin miqtë e vet të natës me ekspozita, atelie, projeksione, shfaqje dhe paraqitje të tjera të shumta artistike.
Një aksent në programin e 14 majit është shfaqja e filmit dokumentar “Një natë në Luvër: Leonardo da Vinci” në Institutin Francez të Kulturës në Sofje.
Do të prezantohet dhe Micro-folie - një muze digjital francez, i cili tani vonë u instalua në një nga sallat e Muzeut Regjional Historik-Sofja me rastin e Presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në të tregohen thesaret e 27 vendeve anëtare të komunitetit përmes 200 veprave nga institucione prestigjioze të muzeve, duke përfshirë dhe Thesarin bullgar të Panagjurishtes.
Muzeu Regjional Historik-Bllagoevgrad përfshihet në iniciativën ndërkombëtare për vit të 16 të radhës dhe ofron një prani të lirë deri tek ekspozitat e veta deri në mesnatë.
Sivjet Bashkia e qytetit Stara Zagora ka përfshirë në programin e ngjarjes spektakle të baletit të Operës Shtetërore në “qytetin e blirëve”, të Teatrit Shtetëror të Kukullave - Stara Zagora dhe koncerte muzikore.
Galeria artistike e qytetit të Varnës dhe filiali i saj – muzeu artistik “Georgi Vellçev” po kështu janë me hyrje të lirë deri në orën 24:00 ditën e shtunë, ku është parashikuar një shfaqje speciale e dokumentarit "Monumental", kushtuar artistit të madh dhe piktorit nga Varna, Stoimen Stoillov.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..