Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma për promovimin e universiteteve bullgare jashtë vendit po vazhdon

Foto: Shkolla e Lartë e Telekomunikacioneve dhe Postave - Sofje

Po vjen një fushatë e katërt informuese për të promovuar universitetet bullgare jashtë vendit. Ajo u është drejtuar studentëve të ardhshëm nga komunitetet bullgare jashtë vendit dhe do të mbahet online më 14 maj në orën 14:30 me orën bullgare. Brenda dy viteve, tre fushata të tjera të ngjashme u zbatuan me iniciativën e Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit, shkollës bullgare "Rodna Strjaha" në Qipro, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në Nikozi.

"Ka ende shumë pika të paqarta për aplikimin e të rinjve nga jashtë, të cilat do të diskutohen në forum me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit" - shpjegoi për Radio Bullgarinë Adriana Ljubenova nga ekipi i organizatorëve.

Çdo universitet do të ketë një prezantim të shkurtër për të orientuar studentët e ardhshëm, pas së cilës secili do të ketë mundësinë të bisedojë personalisht me përfaqësuesit e universitetit që i intereson, në një dhomë të veçantë online.

Këtu janë shkollat që do t'i bashkohen forumit:

Shkolla e Lartë e Transportit “Todor Kableshkov” - Sofje

Shkolla e Lartë e Telekomunikacioneve dhe Postave - Sofje

Universiteti i Mjekësisë - Pleven

Universiteti i Mjekësisë - Plovdiv

Akademia Kombëtare Sportive “Vasill Levski” - Sofje

Universiteti i Plovdivit “Pajisij Hilendarski” - Plovdiv

Universiteti i Ruses "Angjell Kënçev" - Ruse

Akademia Ekonomike "Dimitër A. Cenov" - Svishtov

Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore - Sofje

Universiteti i Teknologjisë Ushqimore - Plovdiv

Universiteti i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë – Sofje

Join Zoom Meeting
Meeting ID: 885 6414 7336
Passcode: 756981
 

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD