Grupet mobile të Agjencisë së Punësimit tashmë kanë konsultuar më shumë se 20 000 ukrainas dhe më shumë se 2 400 kanë filluar të punojnë në vendin tonë. Deri më tani janë zhvilluar 10 bursa pune në qytetet me grupe kompakte ukrainasish të akomoduar dhe që nga e hëna do të hapen 86 pika të lëvizshme të zyrave të punës.
Nga 16 maji, pika të tilla do të ketë në Burgas, Pomorie, Varna, “Zllatni Pjasëci”, “Konstantin dhe Elena”, Kavarna, Primorsko, Kiten dhe kryesisht në resortet ku akomodohen qytetarët ukrainas. Konkurset e shpallura nga biznesi dhe shteti, si për ukrainasit, ashtu edhe për bullgarët, janë mbi 30 mijë. Hyjnë në fuqi edhe masat e shtetit për punësim të subvencionuar. Deri më tani nga buxheti bullgar janë ndarë 8 milionë euro për refugjatët ukrainas në Bullgari, tha ministri i financave Asen Vasilev gjatë kontrollit parlamentar.Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën tingujt e kambanave i udhëhequr nga..
Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën..