Lufta është një gjë e keqe. Ajo lë pas qytete të rrënuara, fate njerëzore të ngatërruara dhe shumë pikëllim. Konflikti në Ukrainë, i cili megjithëqë po ziente prej kohësh na befasoi. Me gjakun e viktimave të pafajshme provokoi një valë simpatie dhe lidhi me fije të padukshme njerëz nga e gjithë bota. “Dhembshuria e tyre i ndihmoi ata të bashkohen dhe, gjë që është e rëndësishme për ne, na tregoi se nuk jemi vetëm”, tha para Radio Bullgarisë Maria Zheljazkova, një bullgare etnike nga fshati ukrainas i Besarabisë Çushmelij dhe anëtare e ansamblit lokal bullgar të vallëzimit me të njëjtin emër. E lidhëm me të për të na treguar, se si u ndryshua jeta e bullgarëve aty në kushtet e luftës, si dhe të kthejmë një shikim mbrapa te rrënjët tona të përbashkëta.
Maria tregon se po të mos ishin lajmet, në fshat mezi do të kuptonin se ka luftë – është e qetë, shpërthime nuk dëgjohen. Por të gjithë kanë të afërm dhe miq në të gjithë Ukrainën. “Çdo ditë e fillojmë duke telefonuar të dashurit tanë për të dëgjuar se ata janë gjallë. Jeta u ndal për dy muaj. Ne lutemi dhe shohim se si mund të jemi të dobishëm për ushtrinë dhe për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë”, tregon bashkëbiseduesja jonë. Shtëpia e saj për një muaj strehoi një familje me një fëmijë të vogël nga Kievi. Fëmija ishte i sëmurë pasi ishte fshehur me prindërit e tij në bodrumet e bombardimeve për ditë të tëra. Ata ishin krejtësisht të huaj për ne, por tani jemi të afërm. Fatkeqësia bashkoi shumë njerëz dhe shumë gjetën shpirtra të afërm”, thotë Maria. Ajo shton se ndihmat humanitare vijnë nga kudo në Ukrainë, përfshirë Bullgarinë.
80-90 për qind e banorëve të fshatit Çushmelij kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi pavarësisht konfliktit. Pak nëna me fëmijë u larguan, por disa prej tyre u kthyen më vonë. Dhe jo vetëm ata. “Shumë njerëz që ende nuk gjenin kohë u kthyen te prindërit e tyre nga Kievi, Odesa dhe qytete të tjera. Rrugët u mbushën me fëmijë, gjë që është e bukur. Është për t’u mjeruar se rasti është i keq”, shton gruaja. Sipas saj, në fshat jetojnë rreth 4000 banorë.
“Ne të gjithë flasim bullgarisht. Dialekti ynë është i ndryshëm nga ai thjesht bullgar, por kur shkojmë në Bullgari, sigurisht që nuk kemi vështirësi gjuhësore. Ka shumë fshatra bullgare këtu në Besarabi dhe secili prej tyre ka dialektin e vet. Historia e bullgarëve etnikë nga Çushmelij, thonë se fillon nga qyteti Kaspiçan i Bullgarisë Verilindore. Por një delegacion nga fshati ynë shkoi atje dhe nuk gjeti asnjë lidhje me kulturën, arkitekturën dhe dialektin e atyshëm”.
Megjithatë, fshatarët mbajnë kostume të lashta, qilima, bizhuteri nga stërgjyshërit dhe stërgjyshet. Ata shpresojnë se një ditë e gjithë kjo pasuri do të hulumtohet nga etnografë të cilët do të zbulojnë rrënjët e tyre në detaje.
Fshati fillimisht u quajt “Çushma gëlqeror” (Çezma gëlqerore), dhe më vonë “Çushmelij" për shkak të burimit në qendër, rreth të cilit u ngrit.
“Ne jemi shumë krenarë që fshati ynë ruan traditat e tij. Midis tyre janë peshqirët e endur në tezgjah, të cilët nuk gjenden në fshatrat e tjerë të Besarabisë, qilimat. Ne i mbajmë festat e krishtera - secila me zakonin e tij. Për shembull Ditën e Shën Gjergjit e festojmë shumë bukur, me kurban dhe në Krishtlindje burrat shkojnë shtëpi më shtëpi dhe këndojnë këngë bullgare”, thotë Maria, por shton se tani për shkak të situatës asgjë nuk është më e njëjta gjë.
Një pjesë tjetër e kulturës së ruajtur bullgare është edhe kuzhina. Çdo mysafir i fshatit qeraset me ushqime të shijshme vendase - kurban tradicional, lakër me oriz dhe mish, zierje dele të nxehtë me piper të kuq të grimcuar dhe, natyrisht, byrekë, thotë bullgarja etnike:
“Byreku tek ne quhet “zellnik”. Përgatitet një brumë prej të cilit rrokullisen kore të holla, vendoset djathë midis shtresave të koreve, në fund përmbytet me qumësht e përzierë me vezë dhe piqet. Bëjmë edhe role brumi me maja të bërë vetë. Të gjitha këto makarona bëhen me djathë dhe piqen në furrë. Në familjen tonë ne ende pjekim bukë në furrë.”
Një krenari për fshatin është edhe ansambli i valleve popullore bullgare “Çushmelij”.
“Ansambli u krijua para 5 vitesh. Në të bëjnë pjesë 22 veta, të cilët kanë dëshirë të madhe për të vallëzuar. Por ne i kemi ndërprerë përkohësisht aktivitetet tona – fillimisht për shkak të koronavirusit, dhe tani për shkak të kësaj situate të pakëndshme… Në fshatin tonë edhe sot e kësaj dite ruajmë dhe kërcejmë dy-tre valle të cilat i trashëguam nga njerëzit e moshuar” – tregon Maria Zheljazkova.
Banorët e fshatit Çushmelij, si të gjithë ukrainasit, shpresojnë se lufta do të përfundojë së shpejti. Ata janë të sigurt për fitoren, “sepse nuk kemi bërë asgjë të keqe”. Dhe kjo do të nënkuptonte një kthim gradual në jetën normale.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivi personal
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..