Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov diskutoi me homologun e tij italian Lorenzo Guerini nevojën e sigurimit të përkohshëm të gjuajtësve për Forcat Ajrore Bullgare deri në mbërritjen e aeroplanëve të porositur F-16. Këtë e bëri të ditur ministri para gazetarëve në Bruksel, ku po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. U diskutua mundësia që Italia të na ndihmojë me alternativa.
Sa i përket Ukrainës, Zakov theksoi se po sqarohen detajet për ndihmën që kërkon Ukraina nga Bullgaria dhe si mund të bashkëpunojmë. Sipas tij, pritjet e Ukrainës janë realiste, sepse ajo e di se çfarë mund të presë nga ne.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
Kina ka ndaluar importin e deleve, dhive, shpendëve dhe kuajve nga vendet afrikane, aziatike dhe evropiane. Ndalimi nga importuesi më i madh i mishit në botë prek Ganën, Somalinë, Katarin, Kongon, Nigerinë dhe Tanzaninë, Egjiptin, Palestinën, Pakistanin,..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..