Fondet e lira nga programet operative evropiane drejtohen me vendim të qeverisë për të plotësuar nevojat e atyre që ikin nga lufta në Ukrainë dhe vendosen në Bullgari. 60 milionë leva (rreth 30 milionë euro) nga programi “Qeverisja e Mirë” përdoren për ndihma materiale, ushqimore dhe joushqimore, të cilat do të shpërndahen nga Kryqi i Kuq. Fondet do të përdoren gjithashtu për integrimin arsimor dhe aksesin e fëmijëve nga Ukraina në kujdesin ditor, si dhe për kostot e transportit për zhvendosjen e njerëzve me mbrojtje të përkohshme dhe strehim.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për vendosjen në qendra pushimore dhe në baza për rehabilitim të personave që janë larguar nga Ukraina si rezultat i luftës, kanë hynë dhe kanë mbetur në Bullgari, duke marrë mbrojtje të përkohshme.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..