Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Italia merr një rol udhëheqës në grupin luftarak shumëkombësh në Bullgari

Foto: cepa.org

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Italia merr rolin e "shtetit kornizë" të grupit luftarak shumëkombësh në Bullgari. “Roli udhëheqës i Italisë” do të thotë se ajo do të vendosë deri në 800 ushtarakë me armët, pajisjet dhe makineritë e nevojshme në territorin e Bullgarisë. Do të ketë 40 ushtarakë shqiptarë, të cilët do të forcojnë grupin luftarak të krijuar pas fillimit të luftës në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen kolektive të NATO-s në Krahun Juglindor.

Kontributi bullgar do të reduktohet në një kompani prej 140 ushtarakësh dhe deri në 15 ushtarakë në shtab. Përgjegjësitë e vendit tonë kanë të bëjnë me ofrimin e mbështetjes si një vend pritës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria propozon që fondet e pashpenzuara nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të shfrytëzohen për mbrojtje

Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..

botuar më 25-03-06 5.22.MD

GERB mbetet forca kryesore politike

50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..

botuar më 25-03-06 3.35.MD

Bullgaria dhe Ukraina prodhojnë së bashku dronë ushtarakë

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..

botuar më 25-03-06 10.53.PD