Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një festë e sllavëve organizohet nga bashkatdhetarët tanë në Papenburg

Një shkollë e re bullgare e fundjavës lind në qendrën e ndërtimit të anijeve në Gjermani

Hauptkanal, Papenburg
Foto: ЕPА/BGNES

Për herë të parë komuniteti bullgar në shtetin federal gjerman të Saksonisë së Poshtme do të festojë së bashku 24 majin - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe të letërsisë sllave. Organizatori i festës këtë të diel (22 maj) është shoqata gjermano-bullgare "Ognishte" (“Vatra”), e cila ka vendosur synim që dy ditë para 24 majit të bashkojë të gjithë sllavët e lindur në Papenburg dhe rrethinë - bullgarët, serbët, kroatët, polakët, sllovakët, sllovenët, ukrainasit dhe rusët për të festuar së bashku, sipas fjalëve të tyre, "zgjedhjen civilizuese të të parëve tanë".

Fillimi do të vendoset me një kortezh festiv përgjatë rrugës kryesore të qytetit, i cili do të arrijë tek ura përballë Mullirit deri tek arteria më e vjetër e lundrueshme në qytet - Hauptkanal. Pas një përshëndetjeje të shkurtër nga organizatorët, aktiviteti do të vazhdojë me një program të veçantë me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës bullgare “Prijatellstvo” ("Miqësia") në Groningen të Holandës dhe të përfaqësuesve të shoqatës sportive lokale "Javara". Në fund të gjithë të pranishmit do t'i bashkohen një valle bullgare me ndihmën e grupit të vallëzimit "Rëçenica" nga Papenburgu.

Afro 4000 janë shtetasit bullgarë të regjistruar zyrtarisht në Papenburg, por në realitet ka shumë më tepër, tha për Radio Bullgarinë kryetarja e shoqatës gjermano-bullgare Sabina Hristova. Ajo është e bindur se gjuha bullgare është i vetmi bashkues i vërtetë i neve, bullgarëve, si komunitet në botë. Një bashkim që gjithnjë e më shumë njerëz duhet ta ndiejnë.

“Përveçse është e para e këtij lloji këtu, përgatitja për këtë festë u zhvillua në një mjedis jashtëzakonisht të ndërlikuar botëror, jo vetëm evropian, në të cilin është shumë e vështirë të prezantohet siç duhet gjuha bullgare dhe rëndësia e saj e madhe, si një bashkues i të gjithë sllavëve. Gjuha bullgare është në thelbin e të gjitha gjuhëve sllave. Është e vështirë, sepse të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Ukrainë - një kryqëzim i paprecedentë i sllavizmit dhe ortodoksisë. Secili e percepton atë në mënyrën e vet, por ne e paraqesim gjuhën tonë si një element bashkues mes nesh dhe pikërisht me këtë u bëjmë përshtypje miqve tanë nga Gjermania këtu. Dhe roli ynë për momentin është të jemi kjo urë bashkuese mes njerëzve. Gjuha jonë, e cila na është lënë trashëgim nga të parët tanë, është e aftë të ndërtojë ura të tilla”, është e bindur Sabina Hristova.

Në këtë drejtim, gjatë festës më bullgare në Papenburg do të prezantohet dhe shkolla bullgare "Miqësia" nga Groningeni i Holandës, e cila tashmë është alternativa e vetme për bullgarët vendas për të mësuar gjuhën amtare dhe historinë bullgare. Çdo të shtunë gjatë tetë muajve të fundit, 4 fëmijë nga Papenburgu dhe prindërit e tyre udhëtojnë 140 km dhe e kalojnë kufirin shtetëror për të kujtuar se nga vijnë dhe kush janë. “Shkolla tjetër bullgare më e afërt është në Bremen – rreth 140 km. vetëm në njërin drejtim”, sqaron Hristova.

“Ky fakt më nxiti dëshirën për të krijuar një shkollë në qytetin gjerman, e cila do të hapë dyert e saj në shtator”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Angelina Dimitrova-Bos, themeluese dhe drejtoreshë e shkollës “Miqësia”.Deri më tani janë regjistruar 18 fëmijë nga Papenburgu, është siguruar godina dhe po zhvillohen bisedime me mësuesit.Kushdo që dëshiron të regjistrojë fëmijën e tij mund ta bëjë këtë edhe gjatë festës këtë të diel.

Vetë Angelina e transferoi jetën e saj vetëm një vit më parë në atdheun e të shoqit – Holandën, dhe menjëherë vendosi të themelojë një shkollë bullgare në “shtëpinë” e saj të re. Shkolla hapi dyert më 2 tetor 2021 në Groningen dhe aktualisht atje mësojnë 27 fëmijë me rrënjë bullgare. Shumica prej tyre janë nga martesa të përziera, nga mosha 2 deri në 15 vjeç. “Fëmijët vijnë tek ne sepse prindërit e tyre duan që ata të mbajnë lidhje me Bullgarinë, të mësojnë bullgarisht, të jenë të aftë të shkruajnë dhe të flasin gjuhën dhe, natyrisht, të ruajnë traditat tona. Fëmijët vijnë këtu të shoqëruar nga prindërit, por mbeten me dëshirën e tyre, sepse u pëlqen”, na shpjegoi bullgarja.

“Fëmijët në shkollë dinë shumë për Bullgarinë dhe, natyrisht, për festën tonë të ardhshme më 24 maj. Më bën përshtypje që fëmijët këtu janë shumë më patriotë dhe mendoj se prindërit e tyre thonë vetëm gjëra të mira për Bullgarinë dhe ata vetë janë krenarë për faktin se janë bullgarë. Prindërit janë ata që rrënjosin tek fëmijët e tyre patriotizmin dhe dashurinë për Bullgarinë - këtë e ndjej dhe e shoh përmes fëmijëve në shkollë” – tha Angelina Dimitrova-Bos.

Për Angelina Dimitrova-Bos personalisht, 24 maji është një festë shumë e rëndësishme dhe e ndritshme, sepse, duke punuar si gazetare në atdheun e saj dhe si drejtoreshë e një shkolle bullgare jashtë shtetit, e gjithë jeta e saj është e lidhur me arsimin, letërsinë dhe edukimin e dashurisë për gjuhën. Pse e bën këtë?

“Ndonjëherë edhe unë e pyes veten sepse është shumë e vështirë në çdo aspekt dhe e vetmja përgjigje që kam është: fëmijët. Unë jam e lumtur me fëmijët dhe gjithçka që bëj për ta më sjell lumturi. Prandaj po e bëj” – tha në përfundim Angelina Dimitrova-Bos.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD