Parlamenti Evropian miratoi dy raporte që i bëjnë thirrje Këshillit të BE-së të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë, veçanërisht në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës. Raporti për Maqedoninë e Veriut vë në dukje rreziqet e rritjes së varësisë ekonomike dhe energjetike nga Kina dhe Rusia dhe paralajmëron se varësia nga kreditë e investimeve të financuara nga Kina po rrit cenueshmërinë e rajonit. Në dokument bëhet thirrje për pajtim historik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi bazën e historisë së tyre të përbashkët, siç parashikohet në Marrëveshjen e Miqësisë. Kjo do t’i hapë rrugën fqinjit tonë perëndimor për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Informacioni është i korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel, Angelina Piskova.
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu zhgënjimin për rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian. “Fatkeqësisht, eurodeputetët bullgarë nuk arritën të mbrojnë interesat e Bullgarisë para kolegëve të tyre, kështu që të mos jetë mbrojtur vetëm pozitën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pozitën pan-evropian, por edhe atë bullgare.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..