Në programin e ri humanitar për akomodimin e personave me mbrojtje të përkohshme do të mund të marrin pjesë edhe bazat shtetërore për pushime dhe vendet e akomodimit të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Turizmit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Programi i ri parashikon 15 leva për person në natë dhe ushqim tri herë në ditë.
"Ne jemi të qartë se në program do të mund të përfshihen kryesisht vende për akomodim të klasës më të ulët, si hotelet familjare," tha në një fjalim video Zëvendëskryeministrja për qeverisjen efektive Kalina Konstantinova.
Objektet me një ose dy yje kanë afro 175 mijë shtretër.
Sipas Zëvendëskryeministres, masa e deritanishme ka siguruar strehim për dhjetëra mijëra nëna ukrainase me fëmijë dhe ka mbështetur financiarisht një sërë biznesesh të prekura rëndë nga kriza e Covid.Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme..