Ka pak vende në Evropë që prodhojnë më shumë drithë sesa konsumojnë dhe për fat të mirë Bullgaria është një prej tyre, tha për BNR Pllamen Abrovski, kryetar i komisionit parlamentar për bujqësinë. Mungesa e drithit është e mundur, por do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të mbetemi pa bukë. Çështja është se me çfarë çmimi do të jetë, sepse vlera e grurit rritet në mënyrë drastike gjë që reflekton mbi çmimet e miellit dhe bukës. Shteti nuk ka blerë ende rezerva, duke ofruar çmime më të ulëta se ato të tregut, tha Abrovski, duke propozuar se mullixhinjtë dhe blegtorët të marrin kredi më të lira për të blerë grurë.
Eksportet e konsiderueshme të grurit bullgar në Greqi janë duke u realizuar tashmë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi Katja Peeva.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..