Lipsanat e shenjta të vëllezërve të Selanikut Metodij dhe Kirill u pritën solemnisht në Katedralen “Shën e Diela” në Sofje.
Për nder të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ipeshkvi Polikarpi i Bellogradçikut - Vikari i Patriarkut, u lut para lipsanëve në kishë, në prani të Presidentit Rumen Radev, Nënpresidentes Ilijana Jotova, Kryetares së Bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova, dhe klerikëve të lartë. Përpara zyrtarëve, peshkopi Polikarpi lexoi një përshëndetje nga Shenjtëria e Tij Mitropoliti i Sofjes dhe Patriarku bullgar Neofit për këtë ngjarje historike të paharrueshme lidhur me adhurimin mbarëkombëtar të lipsanave të shenjta të dy vëllezërve bashkëapostolikë, e cila do të vazhdojë në kishë deri më 25 maj në mesditë.
Për herë të parë, pas kthimit të tyre në Malin Athos, reliktet e shenjta dalin nga kufijtë e Greqisë dhe vendi i parë ortodoks dhe sllav ku ekspozohen është Bullgaria, që është një akt i rëndësishëm i njohjes së vendit tonë si vendlindja e alfabetit dhe kulturës sllave.
Sipas Rumen Radev, ardhja e tyre në prag të festës më të ndritur bullgare - 24 majit, thekson rolin e madh të Bullgarisë në veprën e vëllezërve të shenjtë dhe lidhjen e pandashme të vendit dhe popullit tonë me misionin e tyre të shenjtë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..