Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festojmë 130 vjet nga krijimi i himnit "Ec, o popull i rilindur”

| rinovuar më 22-05-24 12.34.MD
Foto: arkiv

Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, dita e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave 24 maj, nuk është vetëm një festë zyrtare për vendin tonë. Kjo është ndoshta festa më e dashur dhe me siguri festa që bashkon të gjithë bullgarët, anembanë botës.

Këtë festë gjithnjë e lidhim me këngën e mrekullueshme sipas tekstit të shkrimtarit Stojan Mihajllovski dhe muzikës së kompozitorit Panajot Pipkov “Ec, o popull i rilindur” ose “Himni i Shenjtorëve Kirill dhe Metodij”. Vjersha u botua në revistën “Misëll”, në fund të shekullit XIX me titullin “Kirill dhe Metodij”. Mbi këtë tekst, në vitin 1901, Panajot Pipkov, atëherë mësues në qytetin Lloveç, krijoi një këngë që nxënësit e interpretuan në Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e cila në atë periudhë sipas stilit të vjetër kremtohej më 11 maj. Një vit më pas filloi të këndohet në shumicën e shkollave bullgare, për të mbetur edhe sot e kësaj dite si simbol muzikor jo vetëm i kësaj feste të ndritshme, por edhe si shprehje e dashurisë shekullore të bullgarëve për arsimin dhe kulturën, sepse siç këndohet në himn, populli ynë ka besuar gjithmonë se “shkenca është dielli që ndriçon shpirtrat” dhe se “kombi nuk zhduket atje ku jeton dija”. Prandaj me çdo vit që po kalon jehojnë gjithnjë e më qartë në shpirtin tonë fjalët e mirënjohjes: “Qoftë të bekuar, o Metodij e Kirill, krijues të dijes bullgare, krijues të fjalës sonë të mirë!”

Sivjet, në Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe të letërsisë sllave - 24 maj, kremtojmë solemnisht 130 vjet nga krijimi i "Ec, o popull i rilindur” nga Stojan Mihajllovski.

Me rastin e përvjetorit të ndritshëm, si dhe me rastin e 50 vjetorit të ngritjes së monumentit të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, sofjanasit dhe mysafirët e Sofjes ishin të ftuar të merrnin pjesë në performancën më në masë të himnit kombëtar bullgar të Stojan Mihajllovskit.

Tonin e këngës e vendosi kori miks i shkollave së Sofjes me dirigjent maestro Sllavill Dimitrov dhe për herë të parë himni tingëlloi në tërësi. Organizatorët nga Bashkia e Sofjes ftuan të gjithë të pranishmit që të marrin pjesë në interpretimin e tij. Teksti i plotë i himnit ishte shkruar në flamuj, të cilët iu shpërndan të pranishmëve. Ceremonia para Bibliotekës Kombëtare filloi në orën 11.00, ndërsa aksesi në Monumentin e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij ishte falas.

''Ec, o popull i rilindur''



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal "Radiodeca" nis pushimet verore me një koncert

Këngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar..

botuar më 25-06-04 6.55.PD

"Asgjë më shumë", ose diçka më shumë nga DARA

DARA prezanton këngën e saj më të fundit "Asgjë më shumë". Ajo është në një stil balade që nuk është veçanërisht tipik për të, por mbart një mesazh dhe ndikim shumë të fortë. Kënga u krijua gjatë Kampit të Shkrimit të Këngëve në Sofje nga vetë DARA në..

botuar më 25-06-03 6.35.PD

"Për gjërat e bukura" – një tjetër mesazh pozitiv nga Ljubo Kirov

Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la..

botuar më 25-06-02 6.55.PD