Në prag të 24 majit, Presidenti Rumen Radev nderoi gjashtë shkencëtarë bullgarë me urdhra të larta shtetërore. Bëhet fjalë për akademikët Ivan Popçev dhe Nikolla Sabotinov dhe profesorët Petko Sallçev, Milijana Kajmakamova, Stojan Karaivanov dhe Coço Bojaxhiev, të cilët kanë marrë njohje shoqërore në fusha të ndryshme të shkencës dhe arsimit. Sipas Kreut të Shtetit, secili prej tyre, pavarësisht se punon në fusha të ndryshme, është pjesë e fuqisë shpirtërore dhe shkencore të Bullgarisë, e cila formon autoritetin e saj jashtë kufijve.
Me rastin e festës së 24 majit, Ministria e Kulturës gjithashtu dekoroi krijues të shquar bullgarë. Në një ceremoni zyrtare, Ministri i Kulturës Atanas Atanasov u dha çmime 24 krijuesve të shquar. Ndër fituesit e çmimeve “Shekulli i Artë" janë regjisori i teatrit Prof. Zdravko Mitkov dhe kompozitori Antoni Donçev, dirigjent i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare.Në fillim të korrjes, Zëvendës Ministri i Bujqësisë Janisllav Jançev parashikoi se pritet grurë me cilësi të mirë. Vendi mban pozicione të qëndrueshme si prodhues drithërash. Tregu vendas është i siguruar dhe ekziston edhe mundësia për eksport...
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime lëkure, bizhuterie etj. Ato kërkojnë jo vetëm shkathtësi dhe imagjinatë, por edhe një lidhje të thellë..
Bashkia e Sofjes ka kërkuar që tendat përpara ndërtesës së administratës presidenciale, të cilat u ngritën atje gjatë protestës së partisë Vëzrazhdane kundër futjes së euros, të hiqen. Bashkia deklaroi se nuk është dhënë leje për kampin e tendave...
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..