Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev i bëri thirrje Komisionit Evropian që të sqarojë nëse vende të ndryshme të BE-së trajtohen ndryshe nga Gazprom dhe nëse ka shkelje të sanksioneve nga kompanitë në disa vende anëtare. Kjo erdhi pas raportimeve se Greqia ka paguar për furnizimet me gaz rus për muajin prill në euro. Vasilev ka shprehur rezerva edhe për financimin e propozuar nga Komisioni Evropian për vendet anëtare që pësojnë humbje nga sanksionet ndaj Rusisë.
Ndërkaq, ushtria ruse tha se do të sigurojë një korridor më 25 maj për të tërhequr në mënyrë të sigurt rreth 70 anije nga 16 vende nga rajoni i Azov në Detin e Zi.
Separatistët pro-rusë kanë pushtuar qytetin e Svetlodarsk dhe dy vendbanime të tjera në rajonin e Doneckut, konfirmoi guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko. Duke pasur epërsi të fortë në pajisjet ushtarake dhe njerëzit, forcat ruse pothuajse kanë rrethuar qytetin e Severnodoneckut, duke përgatitur atje një Mariupol të dytë, bëri të ditur këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..
Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..
Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një..