Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth”, si dhe hitet “E di”, “Të fluturojmë” e të tjera. Ljubo Kirov Live në Londër është koncerti i parë i Ljubo Kirov me përmasa të tilla jashtë Bullgarisë”, njoftoi ekipi i këngëtarit të dashur.
Bashkë me të në skenë ishte Poli Genova, me të cilën prezantuan duetin e tyre të ri “Shko në kohë”, si dhe Orlin Goranov, me të cilin kënduan “Si më parë”.
Do t’ju kujtojmë, se Ljubo Kirov është një nga këngëtarët më të dashur të estradës bullgare vitet e fundit. Ai është autor i teksteve të këngëve të tij dhe të dhjetëra këngëve për interpretues të tjerë, të cilët u kthyen në hite. Ai është kompozitor, piktor dhe producent, është mbajtës i një sërë çmimesh. Sivjet ka 5 nominime për çmimet muzikore të BG Radios. Ljubo Kirov u përfshi gjithashtu në renditjen e Forbes Bulgaria si një nga 70 personalitetet më me ndikim në vend. Koncertet dhe paraqitjet e tij në klub mbeten në zemrat e publikut me atmosferën e tyre unike.
“Më puth”:
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan ErmenkovMë 1 korrik 2025, Opera Shtetërore – Stara Zagora shënoi 100-vjetorin e saj. Në programin e dedikuar për këtë përvjetor të rëndësishëm, trupa e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari përfshiu dhjetë premiera, shfaqje të Studios për Fëmijë dhe..
Veprat e shquara të Stajnovit: "Legjendë", "Përrallë", "Ballkan", "Trakia", "Skerco Simfonik" skicojnë karakteristika thelbësore të simfonizmit bullgar nga vitet ’20 deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Por "Vallëzime Trake" ka një vend të..
Një ngjarje e re muzikore organizohet për herë të parë më 22 dhe 23 gusht. Në qytetin Hisarja do të zhvillohet edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja. Si pjesë e strategjisë së përgjithshme të komunës për zhvillimin e jetës kulturore dhe turizmit,..
Veprat e shquara të Stajnovit: "Legjendë", "Përrallë", "Ballkan", "Trakia", "Skerco Simfonik" skicojnë karakteristika thelbësore të simfonizmit..
Më 1 korrik 2025, Opera Shtetërore – Stara Zagora shënoi 100-vjetorin e saj. Në programin e dedikuar për këtë përvjetor të rëndësishëm, trupa e parë..