Një kompani e teknologjisë së lartë për prodhimin e pajisjeve të kirurgjisë robotike do të investojë mbi 80 milionë leva në Përvomaj, Bullgari Jugore. Kompania do të ndërtojë një bazë moderne prodhimi, e cila do të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit të endoskopëve 3D të nevojshëm për ndërhyrjet me Sistemin e Kirurgjisë së Asistuar Da Vinci. Deri më tani ata prodhohen në Gjermani. Në prodhim do të krijohen mbi 100 vende të reja pune dhe në pak vite pritet që numri i nëpunësve të arrijë 300 veta.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..