Këtë vit shënohen 160 vjet nga lindja e njërit prej bamirësve dhe dashamirësve më të njohur të qytetit të Plovdivit - industrialistit Dimitër Petrov Kudoglu. I lindur në vitin 1862 në rajonin e Ksanthit në Greqinë Verilindore, ai trashëgoi tregtinë familjare të duhanit dhe u bë një nga tregtarët më të pasur në qytetin е Plovdivit. Kjo e lejoi atë të bëjë një sërë bamirësish. Me vendim të Kuvendit Popullor, magazinat e tij të duhanit iu dhuruan qytetit dhe qiratë e tyre përdoreshin për të mbështetur një institucion të ri mjekësor. Për shtëpinë e tij, industrialisti bleu hotelin “Car Simeon” (“Mbreti Simeon”), ku në vitin 1927 hapi një dispanseri për trajtimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve të fëmijërisë. Në vitin 1944, para se të likuidohej fondacioni dhe institucioni mjekësor, fondet e dhuruara prej tij për Shtëpinë e Bamirësisë dhe Shëndetit Publik, që mban emrin e tij, arritën në 41 milionë leva.
Përvjetori i lindjes së Dimitër Kudoglu, data e saktë e të cilit është 21 gushti 1862, bëri që publiku të flasë sërish për veprën dhe trashëgiminë e këtij bullgari të madh. Me idenë e trashëgimtarëve të industrialistit dhe të Bashkisë së Plovdivit, u mor vendimi për restaurimin e monumentit të tij që ka ekzistuar deri në vitin 1949 në Kopshtin e Mbretit Simeon në qytet. Pritet që trashëgimtarët të financojnë zhvillimin e projektit dhe pas koordinimit të tij me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme të vijojnë me zbatimin e tij. Më shumë hollësi për themelimin e institucionit mjekësor, si dhe për fatin e keq të kompleksit arkitekturor në zemër të Plovdivit, do të mësoni nga botimi "Kultura e djegur e qytetit Pllovdiv" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..