Numri i autobusëve që dalin nga vendi ynë përmes pikës kufitare Durankullak me shtetas ukrainas në 24 orët e fundit është tre herë më shumë se numri i hyrjeve. Ky trend është vërejtur për rreth një javë. Siç njoftoi qeveria, që nga fillimi i qershorit shteti ka ulur mjetet për të mbështetur një refugjat ukrainas në një hotel nga 40 leva /20 euro/ në 15 leva /7 euro/ në ditë.
"Refugjatët ukrainas duhet të integrohen së shpejti në tregun e punës në Bullgari dhe të fillojnë të jetojnë si të gjithë bullgarët e tjerë," tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov. “Shteti i ka trajtuar këta njerëz me respektin e nevojshëm, me përgjegjësinë e nevojshme”, tha ai, duke theksuar se vendi ynë nuk e ka braktisur idenë që më 1 qershor qytetarët ukrainas të ikur nga lufta në vendin tonë të akomodohen në baza shtetërore.Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme..