Kampionia olimpike Ivet Goranova u kualifikua për në finale në kategorinë “kumitë” deri në 55 kg në Kampionatin e 57-të Olimpik Evropian të Karatesë për burra dhe gra në Gaziantep, Turqi. Bullgarja arriti katër fitore në rrugën e saj drejt fitores së arit.
Të shtunën, Goranova u ndesh me ukrainasen Anzhelika Terliuga, me të cilën luajti në finale edhe në Lojërat Olimpike në Tokio 2020 dhe fitoi medaljen e artë me rezultatin 5:1. Mirëpo, tani ajo mbeti në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..