Presidenti Rumen Radev bisedoi në telefon me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Të dy diskutuan situatën në Ukrainë dhe mjedisin e sigurisë në rajon. Radev dhe Duda shprehën solidaritetin me popullin ukrainas dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kievit. Ata diskutuan gjithashtu zgjerimin e NATO-s, si dhe forcimin e potencialit mbrojtës të Aleancës. Të dy presidentët diskutuan еdhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri bullgar Kirill Petkov tha për CNBC se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të jetë i kujdesshëm me përdorimin e furnizimeve me energji si armë.
Petkov tha se nuk i vjen keq për vendimin për të refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet me gaz në rubla dhe Bullgaria i tregoi Putinit "se mund të mbetet stabile, se varësia e gazit nuk mund të jetë një mënyrë për të ndikuar në politikën tonë të jashtme, se ne si evropianë , mund të përballojmë presionin." Në këtë mënyrë Bullgaria tashmë ka zënë një pozitë udhëheqëse në BE, mendon Petkov.Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme..