Rreth 95 000 refugjatë ukrainas ndodhen aktualisht në Bullgari. Më pak se 60 000 janë në hotele, tha për BNR Krasimira Veliçkova, një këshilltare e zëvendëskryeministres Kalina Konstantinova.
"Mbi 400 hotele kanë miratuar programin e ri, i cili ofron ndihmë prej 15 leva në ditë për një person të akomoduar. Sot është afati i fundit për këtë regjistrim. Rreth 22 mijë persona që janë aktualisht në hotele do të qëndrojnë në to, sepse hotelet e tyre janë regjistruar në program dhe do të vazhdojnë të kujdesen për refugjatët."
Regjistrimet e mysafirëve të tjerë të hotelit janë ende në vazhdim. Ka mbi 35 000 shtretër për të gjithë ata që do të zhvendosen nga hotelet e tyre aktuale, tha Veliçkova. Më shumë se 25 000 ukrainas janë regjistruar tashmë për t'u zhvendosur në strehimin e tyre të ri.Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..