Pol densi(“Pole” –pilon, “dance” – vallëzim) është një sport, i cili kohët e fundit po fiton një popullaritet mjaft të madh në Bullgari, në sajë të ngjarjeve të ndryshme në hapësirën publike. Në vendin tonë po hapin dyer gjithnjë e më shumë salla të akrobatikës ajrore dhe vertikale, ku tani për tani më të shumta janë në Sofje. Në vende të veçanta organizohen demonstrime në pol dens, rrathë në ajër dhe vello. Madje ka dhe stërvitje, të cilat janë vetëm për fëmijë. Vendi ynë ka qenë mikpritës gjithashtu i garave, ajo e fundit nga të cilat u zhvillua gjatë qershorit të vitit 2019.
“Pol densi me siguri bëhet gjithnjë e më i njohur në Bullgari – thotë instruktorja në pol dens Bahrie Jusein. Shumë njerëz vijnë për provë dhe fillojnë të sjellin dhe shokë. Kështu përhapet fjala se një sport i tillë ekziston dhe se ai nuk është striptiz, dhe se nuk është vetëm për gra. Njerëzit filluan të kuptojnë sesa kreativ dhe i fuqishëm është ky sport. Këtu ndihmojnë dhe pjesëmarrjet, të cilat trajnerët tanë dhe njerëzit që stërviten bëjnë në ngjarje të ndryshme dhe në rrjetet sociale.”
Ky sport daton akoma që nga shekulli i 12 në Kinë, ku akrobatë kanë zhvilluar truke komplekse në shtyllat 9 metrash. Shumë më vonë, gjatë viteve 20 të shekullit të 20, ai fiton një karakter erotik dhe është përcaktuar si striptiz. Sot pol densi është një gërshetim prej elementeve sportive dhe të vallëzimit dhe është një nga stërvitjet më të preferuara për mirëmbajtjen e figurës.
Por, në Bullgari ka akoma stereotipa të caktuara të lidhura me këtë sport, pavarësisht nga interesi i forcuar ndaj stërvitjeve:
“Më përpara njerëzit kishin paragjykime se pol densi është një vallëzim erotik dhe qe lidhur me striptizin – thotë Bahrie. Por tani nuk është më kështu. Stereotipat në këtë moment janë se ky sport është vetëm për gra, se duhet të jesh shumë i zhdërvjellë, që të mund ta praktikosh, se duhet të vish në sallë i fortë, që të mund të bësh çfarëdo që të jetë. Shumë njerëz thonë “nuk kam forcë në duar”, “jam e moshuar për këto gjëra”, “unë jam burrë, ky është një sport për femrat”-mendime të cilat i ndalojnë që të provojnë.”
Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me striptizin, ti je akrobat dhe nuk zhvishesh. Të duhen 3 pjesë specifike të trupit të zhveshur për t'u stërvitur”, thotë Dorotea Janeva, e cila prej 2 vitesh është e përfshirë në mënyrë aktive në këtë sport.Dhe shton:
“Pol densi zhvillon tek njerëzit një këmbëngulje, një inat shumë të madh dhe si tërësi zhvillon personalitetin, sepse kërkon që të evitosh veten tënde nën çdo lloj forme.”
E vërteta është se nuk kërkohet një përgatitje paraprake fizike, as dhe mjeshtëri speciale. Çdo një mund të stërvitet, pavarësisht nga gjinia dhe nga vitet që ka. Forca fizike dhe zhdërvjelltësia fitohen me kalimin e kohës. Janë të nevojshme vetëm guxim dhe dëshirë, që të fillosh, kurse më tutje dhe një këmbëngulje që të zhvillohesh më tej. Kurse sfida më e madhe është të lirohesh nga frikësimet e tua, janë të një mendimi bashkëbiseduesit tanë.
Përpiloi: Kristina Abaxhieva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..