Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje fillon pazari i 15 Pranveror i Librit

Nga data 30 maj deri në 5 qershor, librat na ftojnë në një takim para Pallatit Kombëtar të Kulturës

Foto: abk.bg

Mbi 15 000 tituj nga më shumë se 130 botues anembanë vendit, të vendosura në 60 tenda, shumë premiera dhe një program i pasur kulturor ditor.Këtë do të propozojë pazari i 15 Pranveror i librit në Sofje, i cili fillon më 30 maj dhe vazhdon deri më 5 qershor në parkun përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Gjatë kohës së edicionit të sivjetshëm do të zhvillohet dhe Festivali i Pеstë Ndërkombëtar Letrar i Sofjes, i cili do të ketë njëskenë të formuar më vete me një program, kushtuar dashurisë ndaj leximit, letërsisë dhe shkrim-leximit funksional tek adoleshentët.


Dita e fëmijëve - 1 qershor do të jetë një aksent i posaçëm në javën letrare, që do të kthehet në një festë të vërtetë përzotërinjtë e vegjël të germave, tha për Radio Bullgarinë Desisllava Aleksieva, kryetare e Shoqatës “ Libri Bullgar”.

“I gjithë programi sivjet është zgjedhur në një mënyrë të tillë, kështu që të jetë i përshtatshëm për publikun e fëmijëve. Do të ketë premiera të shumta. Do të ketë punishte speciale, në të cilat do të punohen ndarëse librash, kopërtina librash dhe shumë ngjarje të tjera interesante dhe me kuriozitet”, shpjegon Aleksieva.

Më 1 qershor do të prezantohet libri “Kush nxiton për të kapur peshkun” i Petja Aleksandovës dhe i piktores Nevena Angellova. Libri u dallua nga Biblioteka e Munihut si një nga 200 botimet më domethënëse për vitin 2021.

Motoja kryesore e këtij viti në Pazarin Pranveror është “Alfabetizimi”, dhe arsyen Desislava Aleksieva e shpjegon kështu:

“Që të gjitha studimet në fushën e alfabetizimit, dhe për më tepër të alfabetizimit funksionues tregojnë se leximi i librave është faktori bazë për zhvillimin e kësaj mjeshtërie njerëzore. Sa më shumë fëmijë lexojnë për një kënaqësi, kaq më të larta do të jenë rezultatet e arritura akademike dhe kjo vetëm në testimet standarde në shkolla, por dhe në ditët e përditshme dhe në jetë. Prandaj ne ia përkushtojmë festivalin kësaj teme dhe duam akoma njëherë  të deklarojmë domosdoshmërinë e madhe prej titujve të rinj nëpër biblioteka dhe prej investimeve në iniciativa të ndryshme për inkurajimin e leximit. Prandaj po e vazhdojmë dhe iniciativën e suksesshme “Marshimi i Librave” - sqaron ajo.

Desisllava Aleksieva

Pavarësisht nga domosdoshmëria e një strategjie kombëtare në këtë fushë, Aleksieva është kategorike se dashuria e vërtetë ndaj leximit edukohet në familje dhe një rol kryesor për këtë kanë prindërit.

“Në kuadrin e festivalit kemi organizuar dhe një leksion për prindërit, i cili t’u tregojë për mitet dhe gabimet më të shpeshta rreth leximit dhe t’u japë ide sesi ata vetë të mund të bëjnë leximin interesant dhe dëfryes për fëmijët. Dhe kjo jo vetëm në një moshë të vogël, kur fëmijët fillojnë të zhvillojnë interesa të gjithanshme dhe leximi zakonisht shkon në një plan të pasmë. Koha të cilën ne e kalojmë me fëmijën derisa lexojmë bashkë, pa ndonjë rëndësi nëse ai mundet ta bëjë këtë vetë apo jo, është një pjesë shumë e rëndësishme nga edukimi i dashurisë ndaj librit - thotë Desisllava Aleksieva. Sipas fjalëve të kryetares së Asociacionit gjuha është e gjallë dhe ndryshon bashkë me ne, gjë e cila imponon vazhdimisht të lexojmë dhe vazhdimisht të arsimohemi.

Por, mos vallë koha e kaluar në shtëpi gjatë kohës së Covid-pandemisë e zgjoi këtë dëshirë për dije të reja dhe nëse librat u bënë shoqërues më të dashur në ditët tona të përditshme?

“Gjatë kohës së mbylljes së parë kishte me të vërtetë një interes të rritur ndaj librave dhe leximit, i cili pak nga pak ra. Faktorët për këtë janë të shumtë  dhe mjerisht situata ekonomike nuk është fare e lehtë -pavarësisht se librat janë me të vërtetë thelbësore për shpirtin tonë, kur njeriu duhet të zgjedhë se çfarë të blejë shume shpesh gjërat e përditshme, të cilat janë një pjesë nga jeta jonë, dalin përpara blerjes së librave. Prandaj, misioni ynë është të ketë mundësi për një pranim falas deri tek librat për të gjithë, përveç se librat duhet të “shkojnë“ tek njerëzit dhe kështu të risim nivelet e leximit,. Dhe kjo ndodh pikërisht përmes bibliotekave në çdo një vend të populluar”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: abk.bg, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD