Pritjet e drejtuesve të bizneseve në vend janë ulur me 0.7 përqind krahasuar me muajin prill. Kompanitë theksojnë mjedisin e pasigurt ekonomik si një vështirësi të madhe, sipas një studimi të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Në industri, treguesi i klimës së biznesit është ulur me 0.8 për qind për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik dhe mungesës së fuqisë punëtore.
Në ndërtim, rënia ka qenë 3.6 pikë për shkak të porosive më të pakta, çmimeve të materialeve dhe mungesës së krahut të punës.
Në tregtinë me pakicë, qëndrimet negative janë rritur me 2.2 pikë për shkak të rritjes së çmimeve dhe rënies së kërkesës.
Vetëm në fushën e shërbimeve pritshmëritë e menaxherëve rriten me 4.3 pikë.
Sipas Institutit për Ekonominë e Tregut, sot është e ashtuquajtura Dita e Lirisë Tatimore, informon gazetarja e BNR-së, Natalija Gançovska. Kjo do të thotë që taksapaguesit kanë mbuluar të gjitha kostot e taksave dhe sigurimeve shoqërore dhe po..
Këshilli Ekonomik dhe Social këmbëngul në krijimin e një Observatori për Varfërinë Energjetike dhe një Sistemi Informacioni për Familjet në Vulnerabilitet, njofton BTA.Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare, duke përfshirë një sërë masash për..
Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është..