Ergynall Sebahtin fitoi një medalje argjendi në kategorinë 48 kg në Kampionatin Evropian të Boksit në Jerevan. Bullgari 21-vjeçar, i cili debutoi në një forum kaq të madh, tregoi një nivel shumë të mirë, por në fund humbi me 1:4 vota nga gjeorgjiani Sahill Allahverdov, njofton sajti Sportal.
Bullgaria e përfundoi Kampionatin Evropian me tri medalje. Përveç medaljes së argjendtë të Ergynall, Daniell Asenov (54 kg) dhe kubani i natyralizuar Havier Ibanies (57 kg) fituan bronz.
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi..