31 maji është Dita Botërore të Luftës kundër Duhanit. Motoja e fushatës së këtij viti është “Duhani – kërcënim për mjedisin”. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani ndot ajrin, dhe vetëm për prodhimin e një cigareje emetohen 14 g CO2.
Për gati 18 për qind të të gjitha vdekjeve në Bullgari, duhani është një nga shkaqet kryesore, dhe për BE-në kjo përqindje është 17, sipas të dhënave të raportit të Komisionit Evropian “Profil Shëndetësor për Bullgarinë”, 2021.
Prevalenca e pirjes së duhanit në Bullgari tek të rriturit është më e larta në BE, dhe në vitin 2019 pothuajse çdo i treti i rritur (29 për qind) pinte duhan çdo ditë. Në vitin 2018, rreth 38 për qind e vajzave 15-vjeçare dhe 26 për qind e djemve raportuan se pinin duhan në muajin e fundit, gjë që është përqindja më e lartë në BE, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..