Agjentët e Sigurimit totalitar të Shtetit do të shpallen sa herë që do të aplikojnë për poste publike, vendosi Kuvendi Popullor me ndryshimet në ligjin për qasjen dhe zbulimin e dokumenteve dhe për deklarimin e përkatësisë së shtetasve bullgarë në Sigurimin e Shtetit. Deri më tani, Komisioni i Dosjeve kishte të drejtë të zbulonte agjentët vetëm pas inspektimit të parë.
“Kanë kaluar 33 vjet nga ndryshimet, por një pjesë e madhe e njerëzve që punuan në aparatin represiv të regjimit komunist ende zënë poste kyçe në vend dhe kjo duhet të dihet”, tha Atanas Atanasov nga “Bullgaria Demokratike”. Partneri i koalicionit Partia Socialiste Bullgare /BSP/ votoi kundër tekstit të miratuar, ndërsa Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ nuk mori pjesë në votim.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..