Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëskryeministrja Kalina Konstantinova u kërkoi falje refugjatëve ukrainas

Kalina Konstantinova
Foto: BGNES

Zëvendëskryeministrja Kalina Konstantinova u kërkoi falje refugjatëve ukrainas në Parlament për shkak të video-njoftimit të saj, ku shpalli përfundimin e planit për vendosjen e tyre në baza shtetërore. Ajo tha se Bullgaria ka ofruar kujdesin më të mirë dhe cilësor për të gjithë që ikin nga lufta, ndërsa në vendet e tjera të BE-së ata janë të akomoduar në kampe çadrash dhe qendra bufer.

Para Radios Kombëtare Bullgare, vullnetarja Adelina Banakieva, fituese e çmimit "Molla e Artë" të Rrjetit Kombëtar të Fëmijëve për kujdesin e saj ndaj fëmijëve ukrainas dhe personave me aftësi të kufizuara, kritikoi veprimet e qeverisë ndaj refugjatëve. "Shërbimi i interesave lobuese gjatë sezonit të vdekur të turizmit nuk është ndërhyrje e shtetit për të ndihmuar refugjatët. Është ndërhyrje e shtetit për të ndihmuar biznesin tonë. Kjo nuk është gjë e keqe, por le ta quajmë me emrin e vërtetë," tha ajo.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turizmi pritet të fitojë 300 milionë lela në vit nga hyrja jonë në Shengen

Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..

botuar më 25-01-03 10.31.PD

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD