Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

9 nga 10 makina të prodhuara në Evropë kanë komponentë bullgarë

Foto: BGNES

Sektori i automobilave është industria me rritje më të shpejtë në Bullgari dhe zë 10-12% të PBB-së së vendit. Këtë e bëri të ditur gjatë konferencës ndërkombëtare “Automotive and Mobility Forum“ në Sofje Presidenti Rumen Radev. Ai theksoi se 9 nga 10 makina të prodhuara në Evropë kanë komponentë të integruar të prodhuar në Bullgari, dhe 80% e sensorëve të makinave të shitura në Evropë janë bërë nga objektet me bazë në Bullgari.

Bullgaria me një popullsi prej 7 milionë banorësh konkurron me sukses me fuqitë kryesore si Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe merr çmime në të gjitha garat ndërkombëtare në shkencat natyrore”, tha Radev dhe duke iu drejtuar investitorëve theksoi se ky është një tregues i qëndrueshmërisë së investimeve në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD