Të jesh një punëdhënës i mirë është një gjë komplekse dhe varet nga shumë gjëra. Organizatorët e konkursit online Career Show Awards janë të bindur në këtë. Ai do të mbahet për të katërtin vit në Bullgari dhe qëllimi i tij është të nxjerrë në pah praktikat më të mira në tërheqjen, mbajtjen dhe zhvillimin e punonjësve.
70 janë gjithsej kategoritë në konkurs. Sipas Viktorija Dobrinova, PR dhe menaxhere marketingu në Career Show në dy vitet e fundit në Bullgari shpalljet dhe pozicionet e punës ndryshuan shumë. Si shembull, ajo jep shumë kompani që tani ofrojnë jo vetëm një model hibrid të punës, por edhe një formë pune krejtësisht nga distanca, e cila deri pak vite më parë ishte relativisht e panjohur për vendin tonë.
Kompanitë mund të regjistrohen për Career Show Awards deri më 24 qershor. Finalistët do të bëhen të qartë më 30 gusht, ndërsa fituesit do të shpallen më 13 shtator. Ata do të përzgjidhen nga një juri e veçantë e përbërë nga personalitete të njohura të medias dhe biznesit, përfshirë Presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev (2012-2017).
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..