Opozita turke bashkohet për zgjedhjet presidenciale në 2023
Një nga femrat më me ndikim në politikën turke Xhanan Kaftanxhëogllu u hodh në burg për të vuajtur një dënim 5-vjeçar për fyerje të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Kaftanxhëogllu, e cila është Kryetarja e Partisë Republikane Popullore Kemaliste në Stamboll, u lirua më vonë. Gjashtë parti kryesore opozitare ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin kundër sundimit të Erdoganit deri në zgjedhjet presidenciale në vitin 2023, transmetoi CNN Turk. Partia e së Ardhmes, Partia për Demokraci dhe Përparim, Partia Popullore Republikane, Partia e Mirë, Partia e Lumturisë dhe Partia Demokratike shpallën 10 kritere për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme, pavarësinë e bankës qendrore dhe lirinë e mediave. Opozita e bashkuar dëshiron që t’i jepet fund sistemit të garancisë së depozitave në lira turke, krijimin e një komisioni për migracionin dhe luftën kundër terrorizmit.
Rumania do të vendosë embargo mbi investimet ruse në vend
Largimi i kompanive ruse nga porti rumun Konstanca në Detin e Zi është çështje kohe, tha Ministri rumun i Mbrojtjes Vasile Dënku cituar nga AGERPRES. Lidhur me investimet ruse në Rumani, ministri tha se Bukureshti respekton plotësisht vendimet e marra në nivel evropian. Lidhur me situatën në portin Konstanca, ku tre nga katër anijet që furnizojnë me karburant anijet e tjera janë në pronësi të kompanive ruse, Dënku tha se ishte vetëm çështje kohe që të merren masat në përputhje me vendimet e BE-së. Ministri shtoi se ka shumë pak investime ruse në Rumani që duhen embargo.
Greqia dërgon makina sovjetike të këmbësorisë në Ukrainë
Ministria greke e Mbrojtjes konfirmoi se do t’i sigurojë Ukrainës mjete të blinduara të këmbësorisë BMP-1 të prodhimit sovjetik për të njëjtin numër mjetesh të blinduara moderne gjermane Marder, shkruan kathimerini.com. Lajmi u bë i ditur nga Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili njoftoi se ra dakord për skemën me Kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Athina disponon 147 BMP-1 të dorëzuara nga ish Republika Demokratike e Gjermanisë. Opozita tha se është “e papranueshme që populli grek të mësojë nga një politikan i huaj se vendi do të armatos Ukrainën”. Udhëheqësi i krahut të majtë Aleksis Cipras paralajmëroi se parlamenti ra dakord vetëm për ndihmën humanitare për Ukrainën dhe bëri thirrje për një debat parlamentar për këtë rast. Sipas opozitës, kështu qeveria redukton mbrojtjen e ishujve, mes tensioneve në rritje me Turqinë.
Qeveria e re në Lubjanë do ta largojë Slloveninë nga Katërshja e Vishegradit
Parlamenti slloven miratoi qeverinë e re të qendrës së majtë të Kryeministrit Robert Gollob. 53 deputetë nga 90 e mbështetën qeverinë, e cila përfshin ministra nga Lëvizja për Liri, socialdemokratët dhe të majtët. Kabineti përbëhet nga 17 ministra, 7 prej tyre gra, numri më i madh deri tani. Prioritetet e qeverisë janë përmirësimi i kujdesit shëndetësor dhe social, depolitizimi i policisë, energjia e pastër dhe zgjerimi i lirive të medias, premtoi kryeministri. Ish-Kryeministri Marian Sharec e mori Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon - Ministrinë e Jashtme. Ajo tha se dëshiron që Sllovenia të afrohet me “vendet e mëdha të BE” si Gjermania, Franca dhe Italia sesa me Grupin e Vishegradit, i cili përfshin Çekinë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë.
Nga viti 2023 Kroacia e vë eron në qarkullim
Komisioni Evropian njoftoi se Kroacia përmbushi të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në eurozonë, duke i mundësuar vendit të bëhet anëtari i 20-të i zonës së monedhës së përbashkët më 1 janar 2023. Tranzicioni i Kroacisë nga kuna në euro do të ndodhë më pak se një dekadë pas pranimit të ish-republikës jugosllave në BE. Sipas Brukselit, Zagrebi përmbushi kushtet e rrepta për t’u bashkuar me monedhën e përbashkët, duke përfshirë mbajtjen e inflacionit në intervalin e BE-së, si dhe shpenzimet e arsyeshme publike. Bashkimi me euron “do ta bëjë ekonominë e Kroacisë më të fortë, duke përfituar qytetarët, bizneset dhe shoqërinë e saj” dhe do të forcojë vetë euron, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, defenseromania.ro, arkiv, gov.siAbdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..