Një këshill ekspertësh i koalicionit qeverisës po diskuton në Ministrinë e Financave përditësimin e buxhetit dhe masat e propozuara kundër krizës. Përpara takimit, BSP tha se ndihma për më të cenuarit do të jetë një fakt. Sipas “Ka një popull të tillë”, përditësimi përfshin masa kundër krizës, por jo reforma. Megjithatë, partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” është e bindur se janë parashikuar reforma. Ata shprehën shpresën se përditësimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik. "Siç e dini, qëllimi është të arrihen bizneset dhe njerëzit në mënyrën më të shpejtë të mundshme," tha Andrej Gjurov, kryetar i grupit parlamentar i “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Gjithashtu u bë e qartë se pagat do të rriten deri në 20% për sektorin e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe Këshillin e Ministrave.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..