Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mikele Kreshentini dhe ferma e tij për gomarë në Rila

Foto: arkiv personal

Dashuria e një italiani për kafshët dhe natyrën e paprekur të malit Rila e kanë kthyer një fshat të bukur në një parajsë të vërtetë për të rinj e të mëdhenj. Quhet Maxhare dhe ndodhet rrëzë malit, jo shumë larg vendpushimit të famshëm  Borovec.  Prej disa vitesh këtu ka një gjëmim të gjallë gomari, sepse në fshat jeton një familje e madhe gomarësh. Për të kujdesen Mikele Kreshentini (Michele Crescentini) dhe partnerja e tij Oksana. Ai është italian , kurse ajo –bullgare besarabe dhe së bashku arritën të realizojnë ëndrrën e tyre. Përpara disa vjetëve ata krijojnë një fermë për gomarë, e cila i përmbush ditët e tyre me qetësi dhe kuptim.

“Interesi është shumë i madh, njerëzit janë kureshtar, sepse zakonisht italianët në Bullgari hapin restorante, kurse ne hapëm fermë për gomarë” - bën shaka Mikele.

Ai është i lindur në qytetin italian Pezaro. Përpara rreth dhjetë vjetëve mbërrin për punë në Sofje. Pas kësaj vendoset në qytetin Samokov. Njihet me Oksanën dhe gjatë vitit 2018 pajisen me një shtëpi shumë të bukur në fshatin e afërt Maxhare. Ai pranon se në fillim e kishte të vështirë të mësohej me realitetin e ri, i kanë munguar njerëzit e afërt, familja në Pezaro. “Bullgarët janë si bashkatdhetarët e mi në Italinë Jugore”- thotë për Radio Bullgarinë Mikele dhe shton:

“Këta janë njerëz shumë mikpritës, të gatshëm gjithmonë të të ndihmojnë, por gjithsesi jemi me kultura të ndryshme dhe mënyrë të ndryshme të të menduarit. Kjo nganjëherë të vështirëson, sepse mundet të jenë dhe mjaft evazive. U pëlqen të thonë “Nuk ka problem, nuk ka problem!” Por shpesh del se, problem ka! Dhe në disa raste kjo krijon pengesa. Ju u përngjani shumë napolitanëve dhe sicilianëve, të cilët janë shumë të përzemërt dhe shumë mikpritës. Dhe aty veprojnë shumë më qetë. Por, kur bëhet fjalë për punë, dalin dhe vështirësitë” - thotë sipërmarrësi italian.

Mikele është i mahnitur nga peizazhet e Rilës dhe kohën e lirë ia ka kushtuar një qëllimi fisnik - rritjes së gomarëve, pronarët e të cilëve po çuditen se si të shpëtojnë prej tyre. Për këtë qëllim me partneren e tij fillojnë të kërkojnë kafshë nëpër të gjithë vendin, me idenë të zhvillojnë një turizëm me gomar sipas modelit italian.

“Italia përpara rreth 20 vjetëve ishte si Bullgaria tani, në kuptimin se dhe aty kjo kafshë filloi të zhduket, rreth shpërndarjes së teknikës agrare, e cila zëvendësoi punën e gomarëve. Por, gjatë viteve të fundit në Itali u bë mjaft i njohur i ashtuquajturi turizëm i ngadaltë mes natyrës, me ndihmën e gomarëve dhe tani këto kafshë dalin në skenë” - tregon Mikele.


Gomarët nga Maxhare marrin pjesë në iniciativa edukative me fëmijët e shkollave në Samokov dhe Sofje. Ata mbërrijnë në fermë që të komunikojnë me kafshët veshgjatë dhe të shëtisin me ta nëpër shtigjet e bukura të Rilës. “Fëmijët janë më të predispozuar të përjetojnë këtë aventurë në bazë të një mënyre më natyrale dhe të egër - çadra, zjarri, komunikimi me kafshën, kujdesi për të, ta ushqesh, të njohësh natyrën - kjo për ta është një emocion i shkëlqyer”- vazhdon Mikele. Përveç kësaj, të mëdhenj e të vegjël përfshihen në  turnetë e ndryshme që zgjasin nga një orë deri në 6-9 ditë.


Gjatë kësaj vere ferma pret një grup italian , i cili do të mbërrijë në fshat, përmes një operatori turistik partner nga Italia. Por, Mikele dhe Oksana punojnë dhe mbi projekte të tjera, të cilat janë në rrugë ta kthejnë fshatin Maxhare në një model për zhvillimin e turizmit ekologjik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD