Forca, uniteti dhe solidariteti brenda NATO-së, si dhe një BE ekonomikisht i fortë, janë përgjigja e duhur ndaj përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Evropën dhe për të riformuluar rregullat e rendit ndërkombëtar. Këtë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov në fjalinë e tij në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të formatit “Bukuresht 9”, që u zhvillua sot online. “Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën - në mënyrë dypalëshe, shumëpalëshe, si një Aleancë dhe si një bashkim”, tha ai. “Forca e NATO-s dhe BE-së vjen nga uniteti politik i këtij kombinimi unik të vendeve dhe shoqërive. Si anëtarë të këtyre organizatave, ne duhet të përdorim fuqitë e secilit prej nesh për të ofruar mbështetjen që i nevojitet Ukrainës”, tha ministri bullgar.
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..