Ministrat e “Ka një popull të tillë” u larguan nga seanca e qeverisë, ku po diskutohet përditësimi i buxhetit, për shkak të një mosmarrëveshjeje për paratë, konfirmuan burime të BNR. Ministrat e politikës rajonale, të jashtme dhe të rinisë e sportit u larguan, ndërsa i katërti i kuotës së partisë, ministri i energjetikës, nuk mori pjesë në mbledhje. Sipas informacioneve, Teodora Gençovska kërkoi rritje të pagave në MPJ, ndërsa Grozdan Karaxhov - mjete shtesë për projekte të rëndësishme rrugore. Megjithatë, Kryeministri Kirill Petkov dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasiliv u shprehën kundër rritjes së deficitit buxhetor me rritjen e shpenzimeve. Ministrat e “Ka një popull të tillë” kërkuan gjithashtu që përditësimi i buxhetit të mos diskutohet nga kabineti përpara se të marrë miratimin e Këshillit të Koalicionit sonte.
Pavarësisht largimit të ministrave, qeveria miratoi përditësimin e buxhetit dhe projektligji do të paraqitet në parlament. “Nuk është normale që njëri nga partnerët të largohet nga takimi”, tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov. Sipas tij, përfaqësuesit e “Ka një popull të tillë” u mblodhën për të sqaruar qëndrimin e tyre. Ai shtoi se qeveria nuk është në rrezik dhe buxheti do të miratohet.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..