Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Laureatja Nobel në letërsi Olga Tokarchuk është për vizitë në Sofje

Shkrimtarja polake është mysafire nderi në "Takimet Letrare", që zhvillohen për herë të parë në vendin tonë

Olga Tokarchuk
Foto: Reading Sofia Foundation

Tetë vjet pas vizitës së saj të parë në Bullgari dhe çmimit “Nobel” në letërsi më vonë, shkrimtarja e madhe polake Olga Tokarchuk mbërrin sërish në Sofje. Ajo do të jetë e ftuara e nderit në "Takimet Letrare" të para në vendin tonë - një format i ri i një sërë aktivitetesh të organizuara nga Fondacioni “Lexo Sofjen”. “Këto “takime” do të kenë edicione në qershor, nëntor dhe prill dhe secili prej tyre do të ketë një fokus dhe format të ndryshëm. E ftuara jonë speciale do të vijë gjithmonë në qershor, ndaj ne zgjodhëm të fillojmë që tani”, tha për Radio Bullgarinë Todora Radeva, drejtoreshë programore e fondacionit.

Todora Radeva

“Edicioni i parë i “Takimeve Letrare” do të jetë më 10 dhe 11 qershor në hapësirën e re për artet bashkëkohore në Sofje “Termocentrali”. Më 10 qershor, e ftuara jonë speciale Olga Tokarchuk do të marrë titullin e nderit "Doctor Honoris Causa" të Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i Ohrit”, kurse në mbrëmje në orën 19 do të jetë takimi i hapur i saj me shkrimtarin Georgi Gospodinov. Në ditën e dytë kemi përgatitur një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë në Bullgari - një kolazh letrar i gjatë shtatë-orësh me ngjarje të ndryshme në të gjitha hapësirat e "Termocentralit". Mes tyre janë një diskutim me pjesëmarrjen e Olga Tokarchuk dhe një shfaqje e krijuar posaçërisht për këtë rast nga regjisori Marij Rosen bazuar në tekstet e saj nga "Tregime të Çuditshme". Kemi përgatitur një vend të veçantë për përkthimin, organizuar nga Shtëpia e Letërsisë dhe Përkthimit, në të cilin nderojmë të gjithë përkthyesit dhe botuesit e deritanishëm të Olga Tokarchuk. Është përgatitur një lojë interesante me neologjizmat e saj, sepse kushdo që e njeh punën e saj e di që ajo pëlqen të shpikë fjalë ose t'i përdorë ato në mënyrë jo tradicionale. Prandaj, pavarësisht nëse e dinë apo jo polonishten, njerëzit do të përpiqen të japin interpretimin e tyre për këto fjalë interesante. Do të ketë lexime letrare dhe dy ekspozita. Njëra është e kopertinave dhe ilustrimeve nga librat e Olga Tokarchuk.

Tjetra është projekti “Ndarëse librash” i Maria Nallbantovës, i cili punon me objektet e gjetura në biblioteka - bileta, ndarëse librash, shënime interesante që lidhen me kontekstin e librit në të cilin janë gjetur, vitin, titullin. Maria tashmë e ka realizuar idenë e saj në Salzburg dhe Nju Jork, ndërsa tani do të na tregojë se çfarë ka gjetur në bibliotekat bullgare”, thotë Todora Radeva dhe shton se vizitorët do të mund të shijojnë takime të ndryshme me letërsinë. Më e rëndësishmja prej të cilave, natyrisht, është me autoren polake. Olga Tokarchuk është një nga emrat më me ndikim në letërsinë botërore dhe përveç fitimit të çmimit “Nobel” për Letërsinë në vitin 2018, ajo është edhe laureate e Çmimit Ndërkombëtar “Man Booker” dhe dy herë fituese e çmimit prestigjioz polak “Nike”.

“Olga Tokarchuk është një nga autoret e mia të preferuara dhe gjithmonë kam dashur ta ftoj sërish në Sofje. Ajo e njeh shumë mirë Georgi Gospodinovin, i cili ishte i ftuar në festivalin e saj në Poloni gjatë verës dhe përmes tij ftesa iu dorëzua personalisht. Ndaj mund të themi se ai është “fajtori” që ajo të jetë këtu”, thotë Todora me buzëqeshje.

Georgi Gospodinov

Vitin e kaluar, romani i tij “Fizika e trishtimit” u përfshi në listën e veprave që studiohen në kursin e letërsisë bashkëkohore botërore në Universitetin e Varshavës.

Me gjithë sukseset dhe talentin e Georgi Gospodinov dhe përpjekjet e disa institucioneve dhe fondacioneve, për fat të keq, Radeva mendon se ende nuk ka politika të përhershme për promovimin e letërsisë bullgare në Perëndim. Prandaj është e rëndësishme që të ketë më shumë evente si “Takimet Letrare”, të cilat do të jenë një urë lidhëse fjalësh mes kulturave të ndryshme. Për këtë arsye është siguruar një përkthim për shumicën e ngjarjeve të 10 dhe 11 qershorit në “Termocenral”. Videot e filmuara do të ngarkohen në kanalin e fondacionit dhe biseda e Georgi Gospodinov me Olga Tokarchuk do të titrohet në anglisht, tha Radeva. Aktualisht ata janë duke punuar mbi një përkthim në anglisht dhe gjermanisht të antologjisë poetike të botuar së fundmi "Shkronjat e Fshehura", si pjesë e projektit të stolave me të njëjtin emër.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Reading Sofia Foundation



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD