Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov: Jemi gati për të formuar një qeveri të pakicës

| rinovuar më 22-06-08 7.47.MD
Foto: BGNES

Është më mirë të kemi një qeveri të pakicës, sesa të na shtrëngojnë duart. Këtë e tha në një konferencë për mediat Kryeministri Kirill Petkov, pasi Sllavi Trifonov njoftoi se po i tërheq ministrat e “Ka një popull të tillë” dhe shpalli fundin e koalicionit.

"Ne nuk do të shpenzojmë asnjë levë në një mënyrë të pakontrolluar," theksoi Petkov. Ai shpjegoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u diskutua për përditësimin e buxhetit, Ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov, i cili është nga kuota e “Ka një popull të tillë”, kërkoi një rritje të paprecedentë të buxhetit të dikasterit të tij me 3.6 miliardë leva /1. 84 euro/ për t'u paguar për të njëjtat kompani që janë hetuar muajt e fundit nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Ndarja e mjeteve shtesë në kuadrin e kontratave ekzistuese për ndërtimin e autostradës “Hemus” ishte një vendim i përbashkët i qeverisë dhe jo i Ministrit të Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov. Këtë e deklaroi për bTV vetë Grozdan Karaxhov pas deklaratës së Kryeministrit.

Petkov tha se reformat dhe premtimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” për luftimin e korrupsionit do të zbatohen. Për këtë qëllim Komisioni Kundër Korrupsionit do të kryesohet nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov shprehu shpresën se "Ka një popull të tillë" do të kthehet në tryezën e bisedimeve, sepse është e rrezikshme që shteti të futet në një kaos tjetër. Ai pranoi se koalicioni duhet të rimendojë mënyrën se si funksionon,bëri të ditur reporterja e BNR, Dobrina Karambollova.

"Zgjedhjet tani nënkuptojnë më shumë kaos, thellim të krizave, pasiguri, mungesë të një Kuvendi Popullor i cili të jetë në gjendje të marrë vendime adekuate, dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë," tha liderja e BSP-së Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ekonomisë në kabinetin “Petkov” Kornelija Ninova, transmetoi BGNES.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i Energjisë Zheço Stankov: Bullgaria ka një rol kyç në lidhjen energjetike në rajon

Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..

botuar më 25-06-19 4.56.MD

Një qendër e re për prodhimin e pajisjeve mjekësore u hap në Plovdiv

Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..

botuar më 25-06-19 2.51.MD
Rosen Zheljazkov

Bullgaria evakuon ambasadën e saj nga Teherani në Baku

Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..

botuar më 25-06-19 12.34.MD