Pas këshillit drejtues të tri partive të mbetura në qeveri “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Bullgaria Demokratike”, Kryeministri Kirill Petkov tha se do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që Bullgaria të vazhdojë me të njëjtën qeveri që ekziston aktualisht. “Ne nuk do të lejojmë që Bullgaria të hyjë në një spirale zgjedhjesh," theksoi Petkov. Në një kohë lufte, kur ka një krizë energjetike, kur Plani i Rindërtimit dhe Zhvillimit llogarit në miratimin e 22 ligjeve deri në fund të vitit për të marrë para nga BE, vendi nuk mund të hyjë në krizë, tha kryeministër.
Zgjedhjet nuk duhen. Ata janë të rrezikshëm për momentin, tha deputetja Iva Miteva nga “Ka popull të tillë” në Nova TV. “Njerëzit janë të lodhur. Nuk mendoj se zgjedhje të reja do të japin një tablo më të mirë ndërsa formimi i qeverisë do të jetë edhe më i vështirë”, tha Miteva.
E pyetur nëse do ta mbështetin këtë qeveri me ministrat e mbetur, ajo tha “jo”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..