Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përshpirtja e Qershisë është e shtuna e dytë gjatë vitit për nderim të të krishterëve që janë larguar nga kjo botë

Foto: BGNES

Sot është përshpirtja e qershisë. Si zakonisht dita në të cilën kujtohemi për të afërmit tanë të cilët tanimë nuk janë në këtë botë dhe lutemi për paqe dhe qetësi të shpirtrave të tyre është gjithmonë ditën e shtunë. Në kisha, pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore, bëhet një shërbesë përkujtimore për të gjithë të vdekurit, pas së cilës laikët i bëjnë flijime njëri-tjetrit.

Në kalendarin popullor Përshpirtja e Qershisë quhet akoma Përshpirtja e Spasit, sepse  pason festa e Lartësimit të Zotit në qiell ose Dita e Spasit (Spasovden). Kjo është përshpirtja e dytë gjatë vitit, pas Eukaristisë, kurse tjetra është përshpirtja e Shën Arkangjelit. Çdo vit është në datë të ndryshme, gjithmonë në fund të muajit maj ose gjatë muajit qershor, dhe përcaktohet sipas Pashkës, e cila është një festë e lëvizshme. Përshpirtja e Qershisë është ditën e shtunë  para ditëlindjes së Kishës së Krishterë - Rrëshajave, që është 50 ditë pas Pashkës.

Emri “Përshpirtja e Qershisë” vjen nga sezoni i qershive, të cilët piqen gjatë kësaj kohe dhe janë një pjesë nga dhëniet, të cilat të krishterët i japin në kishë dhe midis të afërmeve dhe fqinjëve, në shenjë nderimi ndaj atyre të cilët kanë kaluar në botën e përtejme.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

E Shtuna e Shpirtrave

Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..

botuar më 24-06-22 8.00.PD

Thesaret trake do të paraqiten në një ekspozitë botërore në SHBA

Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..

botuar më 24-06-20 12.03.MD
Parku Kombëtar - Muze „Kalaja e Samuilit”

Rajoni i qytetit të Petriçit, ku historia merr jetë

Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..

botuar më 24-06-16 7.50.PD