Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut të tij grek Nikolaos Panajotopoulos. Të dy ministrat duhej të diskutonin sot mbi bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes dhe perspektivat e zhvillimit të saj, si dhe marrëdhëniet dypalëshe në kuadrin e partneritetit NATO-BE. Teksa Panajotopoulos dha një rezultat pozitiv për Covid-19 sot, Ministri bullgar i Mbrojtjes u takua me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Hardalias.
"Një shenjë e vërtetë e miqësisë sonë është se Greqia është angazhuar të sigurojë një togë antitank në grupin luftarak bullgar," tha Zakov pas takimit, duke theksuar se kjo është diçka që i duhet ushtrisë bullgare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve F-16, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në stërvitjen ushtarake. Zakov theksoi se Bullgaria dhe Greqia ndajnë një vlerësim të përbashkët për atë që po ndodh në Ukrainë dhe rreziqet për Detin e Zi, Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..
Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi..