Pas një ndërprerje 2 vjeçare për shkak të Covid-19, Salloni i Automobilave në Sofje përsëri hapi dyer. Në të janë paraqitur mbi 200 eksponate të 32 markave automobilash. Ajo mund të shikohet deri më 12 qershor në katër sallonet për ekspozitë të Inter Ekspo Centër në kryeqytet. Aty në një vend vizitorët mund të shikojnë modele të dekoruara në ekspozita të tjera për automobila, 15 premiera të automobilave, 33 modele krejtësisht elektrike dhe 70 makina hibride. Adhuruesit e shpejtësive të larta do të kenë gjithashtu mundësinë të testojnë disa nga modelet e disponueshme në treg.
Ekspozuesit theksojnë se aroma e benzinës dhe e naftës tashmë po zhduket, sepse makinat moderne janë të ngarkuara me energji elektrike, duke u ofruar të njëjtën fuqi dhe luks pasagjerëve. Në ekspozitën ndërkombëtare nuk ka tendë pa model të elektrizuar, theksojnë organizatorët e Sallonit të Automovilave 2022. Për vizitorët e ekspozitës janë planifikuar shumë surpriza dhe çmime, të lidhura sërish me pasionin për makinat.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..