Ivan Mihajllov është faqja e palexuar në historinë maqedonase, tha për Radio Bullgarinë doajeni i gazetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. E pyetëm pse disa njerëz në perëndim të Bullgarisë kanë kaq frikë edhe nga emri i Ivan Mihajllov.
“Kjo është pjesa e historisë sonë që ishte e ndaluar të studiohet. Madhështia e Ivan Mihajllovit nuk qëndron vetëm në faktin se ai vazhdoi luftën revolucionare të VMRO-së dhe luftën për shtetësinë indirekte maqedonase. Mihajllov është një luftëtar i madh për kauzën kombëtare bullgare. Edhe kjo gjë do të gëlltitet, por Mihajllov është luftëtari i fundit i madh kundër pushtimit serb të Maqedonisë, kundër skllavërisë së plotë serbe të Maqedonisë, skllavërisë shpirtërore, skllavërisë materiale.”
Shkupi dhe Beogradi gjithmonë kanë punuar për të fshirë emrin e Ivan Mihaijllovit, sepse nëse flitet për Mihajllov, do të bëhet fjalë edhe për pushtimin serb, diçka që nuk është e këndshme për politikanët atje, thekson bashkëbiseduesi.
Sipas gazetarit Vlladimir Perev, nuk mund të besohet thëniet e autoriteteve maqedonase se zjarrvënia e Qendrës Kulturore Bullgare në Manastir, me emrin e Ivan Mihajllov, është një akt emocional i një patrioti të pakënaqur maqedonas.
“Këngëtari Llambe Allabakovski nga farefisi është i lidhur me shërbimet, përmes babait dhe vëllait të tij. Kjo është një pjesë e problemit. Ky është një stigmë e qëllimshme ndaj gjithë shoqërisë bullgare në Maqedoni, ndaj trashëgimisë kulturore bullgare, e cila duhet të justifikohet zyrtarisht nga zyrtarët e administratës shtetërore, ministrat, policia për të përligjur aktin, përmes një lloj patriotizmi të rremë dhe ndjenjës emocionale.”
Nuk ka patriotizëm në ndezjen e diçkaje. Kjo fsheh thelbin e problemit, se qëllimi është shkatërrimi i gjithë kulturës bullgare në Maqedoni, mendon gazetari. Në Maqedoninë e Veriut askush nuk beson se Parisi ka bërë presion serioz ndaj Bullgarisë për të përshpejtuar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, është i bindur bullgari maqedonas.
“Në Maqedoni, gazetarët, njerëzit në politikë me të cilët takohem - askush nuk beson se problemi do të zgjidhet deri në Vitin e Ri edhe nën presidencën e re, mendoj se Çekia do të kryesojë komunitetin. Të gjithë në Maqedoni e dinë se barra e problemeve bie mbi Maqedoninë. Maqedonia duhet t’i plotësojë kushtet 4 + 1, gjë që është gjithmonë e theksuar. Sa i përket Maqedonisë, Parlamenti Bullgar dhe Akademia Bullgare e Shkencave, e cila është faktor në jetën politike të Bullgarisë, kanë qëndrim të prerë dhe nuk do të ketë lëshime. Kjo është e qartë dhe kjo është arsyeja pse ka këto shpërthime të patriotizmit të rremë dhe dhunës elementare.”
Perev parashikon se akti i vandalizmit kundër Qendrës Bullgare në Manastir do të ketë një efekt të papritur te organizatorët e tij dhe jep një shembull se si nacionalizmi i Sllobodan Millosheviçit në luftërat e trashëgimisë jugosllave çoi në zhvillimin e islamit radikal në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo çoi në zhvendosjen e islamit tradicional të qytetëruar në Ballkanin Perëndimor.
Të njëjtin efekt të papritur pati edhe sjellja e Shkupit ndaj faktorit shqiptar në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë pas vitit 1992. Shkeljet e të drejtave themelore të shqiptarëve çuan në kryengritjen e vitit 2000 dhe në paqen e Ohrit, sipas së cilës “sot, me 25 për qind popullsi shqiptare, kemi 55 për qind ministra, zëvendësministra dhe drejtorë shqiptarë në institucionet dhe kompanitë shtetërore maqedonase”, thekson Perev, duke parashikuar se paradokset do të vazhdojnë.
“Me djegien e Qendrës Kulturore Bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir, kjo urrejtje ndaj bullgarëve, kur do të arrihet në zgjidhjen, ky akt agresioni do t’i çojë bullgarët në pozita të mëdha në politikën dhe shoqërinë maqedonase. Bullgarët do të kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese dhe do të jenë ministra, drejtorë, gjeneralë në ushtri. Pra, çdo veprim me dhunë të paligjshme dhe joadekuate herët a vonë përfundon me disfatë për dhunuesin”, është kategorik bullgari i vjetër maqedonas.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkivNjë maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..