Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trinia e Shenjtë” – kujtim për personalitete dhe ngjarje

Foto: bansko-gevgelija.eu

Në qendrën e lashtë të qytetit Bansko është mbledhur historia e qytetit të bukur malor, i cili është kthyer në një qendër pushimore dhe të festivaleve gjatë dekadave të fundit. Aty ruhet dhe kujtesa për Rilindjen Bullgare, për zhvillimin e arsimit, arkitekturës dhe pikturimit bullgar. Dhe jo në vend të fundit - për personalitetet e mëdhenj, të cilët ia kanë përkushtuar veten fesë dhe Atdheut.

“Trinia e Shenjtë”, një nga kishat më të mëdha të krishtera në Ballkan, duket se i mbledh të gjitha këto midis mureve të vet prej guri. Ajo u shenjtërua në vitin 1835 nga Dimitër dhe Simeon Molerovi, përfaqësues të shkollës së famshme të pikturimit të ikonave në Bansko. Qielli me yje në tavan, ku kalojnë retë dhe engjëjt, është pikturuar nga Veljan Ognev, përfaqësues i shkollës Dobërska. Sipas legjendës së qytetit, derisa ka punuar në kishë, Veljani ka parë Sofija Benina - motrën e Neofit Rillskit, shtëpia e të cilit fisnore /kthyer në një muze/ edhe më sot ndodhet në disa metra nga kisha. Kështu ka ndezur dashuria e tyre, por kjo është një histori tjetër...

Amvona e kishës “Trinia e Shenjtë”  është shquar për vizatimet e stilizuara që e mbulojnë atë. Prej saj, më 5 tetor 1912, poeti ynë i madh Pejo Javorov shpalli lirinë e Banskos me fjalët: “Vëllezër, që sot tashmë jeni bullgarë të lirë!” Këto fjalë janë të shkruara mbi monumentin e poetit, të ngritur në oborrin e kishës. Mbase më emocionuese është historia e ndërtimit të vet godinës, e cila ka zgjatur 2 vjet.

Banuesit e qytetit dhe sot nderojnë kujtimin e Llazar German - një tregtar i pasur, atëherë kryetar bashkie i Banskos. Një patriot dhe besimtar i madh, ai ka dhuruar tokën kurse për ndërtimin u është drejtuar bashkëqytetarëve për para dhe punë vullnetare. Sigurisht, ai jep çdo një grosh që mundet të ndajë. Kjo ka qenë një nga veprat e tij të mëdha, e fundit në rrugën e tij tokësore.

Akoma për kompleksin kishtar  “Trinia e Shenjtë”, për historitë dhe legjendat rreth tij, do të mësoni nga publikimi “Kompleksi i tempujve “Trinia e Shenjtënë sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është Dita e Kryqit të Shenjtë!

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..

botuar më 25-09-14 5.05.PD

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..

botuar më 25-09-13 7.50.PD
Nikolla Stançev

95-vjetori i lindjes së kampionit të parë olimpik bullgar

Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..

botuar më 25-09-11 5.25.PD