Zhvillimi i infrastrukturës në Bullgari u diskutua në Sofje nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal në dorëheqje Grozdan Karaxhov dhe komisionerja evropiane për kohezionin dhe reformat Eliza Ferreira.
Zhvillimi i Bullgarisë gjatë 20 viteve të fundit ka rritur dallimet e saj me vendet e tjera evropiane, tha Karaxhov. 80% e kapacitetit prodhues është rreth autostradës Trakia, dhe Veriu është i varfër. Rrugët ekzistuese me dy korsi nuk mjaftojnë për të transportuar mallra. Ndërtimi i korridoreve të mira të transportit në drejtimin veri-jug do të përmirësojë lidhjen e Bullgarisë me vendet fqinje dhe portet kryesore në to, shtoi gjithashtu Karaxhov.
Sipas Ferreira, situata në vendin tonë është e ngjashme me atë në vendet e tjera evropiane 15-20 vite më parë. Ajo tha se në vitet e ardhshme vendi ynë do të ketë akses në 17 miliardë euro nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal. Megjithatë, investimet duhet të kenë prioritet në mënyrë që të jenë efektive.Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e..