Zhvillimi i infrastrukturës në Bullgari u diskutua në Sofje nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal në dorëheqje Grozdan Karaxhov dhe komisionerja evropiane për kohezionin dhe reformat Eliza Ferreira.
Zhvillimi i Bullgarisë gjatë 20 viteve të fundit ka rritur dallimet e saj me vendet e tjera evropiane, tha Karaxhov. 80% e kapacitetit prodhues është rreth autostradës Trakia, dhe Veriu është i varfër. Rrugët ekzistuese me dy korsi nuk mjaftojnë për të transportuar mallra. Ndërtimi i korridoreve të mira të transportit në drejtimin veri-jug do të përmirësojë lidhjen e Bullgarisë me vendet fqinje dhe portet kryesore në to, shtoi gjithashtu Karaxhov.
Sipas Ferreira, situata në vendin tonë është e ngjashme me atë në vendet e tjera evropiane 15-20 vite më parë. Ajo tha se në vitet e ardhshme vendi ynë do të ketë akses në 17 miliardë euro nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal. Megjithatë, investimet duhet të kenë prioritet në mënyrë që të jenë efektive.Para ceremonisë për dorëzimin e çmimeve "Menaxheri i Vitit", presidenti Rumen Radev njoftoi se do të mbledhë Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor më 11 nëntor. I pyetur nëse do të apelojë Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve për..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri, Kërkime Shkencore dhe Energji, ndërsa në seancën u ftua edhe Komisioni për Kulturë. Seancat..
Temperaturat minimale të martën do të jenë midis minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10° deri në 15°, në Sofje rreth 12°. Në..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..