Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1591 leva /813 euro/ është paga mesatare në sektorin privat në Bullgari

Foto: Bashkia Veliki Presllav

Të ardhurat mesatare totale për një anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 kanë qenë 2005,54 leva /1025,14 euro / dhe janë rritur me 9,6% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në strukturën e të ardhurave totale me pjesëmarrjen më të lartë relative janë të ardhurat nga paga (56,9%), të ndjekura nga të ardhurat nga pensionet (30,9%) dhe nga vetëpunësimi (4,9%).

Paga mesatare në sektorin privat për periudhën në fjalë është 1,591 leva /813,47 euro/, që është 11,6% më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2021, dhe në sektorin publik - 1,598 leva /817,04 euro/, që është një rritje prej 1.8%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 janarin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..

botuar më 25-01-29 7.35.MD

Do të përshpejtohet dhënia e vizave për turistët dhe punëtorët

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..

botuar më 25-01-29 6.27.MD

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD