Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 113 raste me koronavirus nga 2840 analizat e kryera. Më pak se 4% e mostrave kanë dhënë një rezultat pozitiv. 57% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 48, në Bllagoevgrad - 8 dhe në Plovdiv - 7. Janë 298 pacientë në spital - 27 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 75% e të sapoardhurve nuk janë vaksinuar. Gjashtë kanë vdekur – 83% e tyre nuk janë imunizuar. 661 janë shëruar. Janë 69 744 rastet aktive. Dje janë dhënë 411 doza të vaksinës kundër koronavirusit. 2 060 311 persona kanë përfunduar imunizimin. 760 411 kanë një dozë përforcuese.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..