Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nis bisedimet e anëtarësimit në OECD

Foto: EPA/BGNES

Më 10 qershor 2022, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) nisi zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit të Bullgarisë, duke miratuar një Udhërrëfyes me parametrat, fazat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit. Kjo ndodhi gjatë Takimit vjetor të Këshillit të OECD-së në nivel ministror, ​​të mbajtur në Paris më 9 dhe 10 qershor 2022. Bullgaria mori ftesën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit më 25 janar 2022 dhe që të nesërmen Kryeministri Kirill Petkov konfirmoi gatishmërinë e vendit tonë për të filluar procesin e anëtarësimit. Për herë të parë, Bullgaria shprehu zyrtarisht dëshirën e saj për të marrë statusin e anëtarit të OECD në vitin 2007.

OECD u krijua në vitin 1961 me qëllim që të stimulojë politikat për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, të rrisë standardet e jetesës dhe të ruajë stabilitetin financiar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja dhe Kryetarja e Kuvendit ndezën qirinj për Hanuka

Me një mesazh paqeje dhe drite, në Sinagogën Qendrore të Sofjes u mbajt ceremonia e ndezjes së qiririt të gjashtë të Hanukas. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarja e Kuvendit Natalija Kisellova, nënprsidentja Ilijana Jotova, Nevjana Miteva,..

botuar më 24-12-31 9.42.PD

Do ta presim Vitin e Ri 2025 me koncerte në sheshet anembanë vendit në Bullgari

Sipas traditës, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund ta presin Vitin e Ri 2025 së bashku jashtë, nën yjet e Sofjes, në sheshin qendror "Princi Aleksandër I Batenberg". Aktiviteti i sotëm i datës 31 dhjetor fillon në orën 21:30. Talenti..

botuar më 24-12-31 4.55.PD

Në mesnatë, kufijtë tokësorë të Shengenit bien për Bullgarinë

Nga 1 janari 2025, 17 vjet pasi Bullgaria u bë pjesë e BE-së (1 janar 2007), vendi ynë hyn në Shengen dhe në rrugë tokësore, duke u bërë anëtar i plotë i zonës së udhëtimit pa kufij. Po hiqen kontrollet kufitare mes vendit tonë dhe Greqisë dhe Rumanisë...

botuar më 24-12-31 4.05.PD