Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova do të takohet me bullgarët e Banatit në Vinga

Foto: arkiv

Në datat 11, 12 dhe 13 qershor, Nënpresidentja Ilijana Jotova do të jetë në Vinga të Rumanisë. Ajo u ftua si mysafire zyrtare në shënimin e 130 vjetorit të Kishës Katolike Romake “Trinia e Shenjt”, e ndërtuar nga bullgarët banatë. Në të ruhen relike të vitit 1703, të transferuara nga bullgarët. Parashikohen takime të nënpresidentit me autoritetet lokale të Vingës, si dhe me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare nga pjesë të ndryshme të Rumanisë. Jotova do të vizitojë gjithashtu Universitetin Perëndimor në Timishoara dhe do të bisedojë me udhëheqjen e tij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zaharieva do të jetë Komisionere Evropiane për Startups, Kërkimеt Shkencore dhe Inovacionet

Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet. Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen prezantoi portofolet e..

botuar më 24-09-17 3.19.MD

Në ditën e Sofjes, kryebashkiaku i kryeqytetit u bëri thirrje forcave politike për pajtim

Më 17 shtator shënojmë festën e kryeqytetit tonë Sofja - një qytet me një histori të mbushur me momente të rëndësishme, një qytet që ka qenë gjithmonë në zemër të Bullgarisë. Sofja nuk është vetëm një vend gjeografik - është një simbol i..

botuar më 24-09-17 11.53.PD
Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024

Në Shkup vazhdojnë të diskutojnë vizitën jozyrtare të Siljanovska në Sofje

Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së..

botuar më 24-09-17 9.22.PD